ZRRE-ja, e cila, në fillim të muajit shtator, paralajmëroi se do të ketë rishikim të tarifave të energjisë elektrike, tash një javë nuk na është përgjigjur nëse do të ketë shtrenjtim apo ulje të tarifave të rrymës.
Megjithatë, shtrenjtimi për 16.1% në prill të këtij viti, ka reflektuar, tash e sa muaj në raftet e tregjeve ushqimore nëpër Kosovë, produktet të cilat po shënojnë rritje të vazhdueshme të çmimeve.
Në këtë kuptim, një shtrenjtim tjetër i mundshëm, do të sillte një sfidë edhe më të madhe për qytetarët e Kosovës, thotë drejtori i dhomës së tregtisë, Kushtrim Ahmeti.
“Ne veç i shohim pasojat e para që është rritja e importit dhe zvogëlimi i eksportit…”, tha Ahmeti.
Në anën tjetër, Kosova përkundër faktit se ka rezervat më të mëdha të thëngjillit, vazhdon të mbulojë konsumin e energjisë elektrike përmes importit. KESCO edhe pse i ka thënë RTV21, se do të tregojë se sa është përqindja e importit të energjisë elektrike në këtë periudhë për të gjithë konsumatorët, deri më tani nuk ka lejuar qasje në këto statistika.
Megjithatë, disa të dhëna të ASK-së, tregojnë se në maj të vitit 2025, Kosova ka importuar rreth 82% të energjisë së konsumuar. Ky import, që tashmë është duke u hetuar nga komuniteti i energjisë në Vjenë dhe zyra e rregullatorëve të energjisë në Lubljanë, pasi, siç u bë e ditur, në të gjitha vendet e botës çmimi i energjisë elektrike ka pësuar rënie ndërsa në Kosovë po shënon rritje. Ndërkohë, veç importit të lartë të energjisë elektrike për konsumatorët qytetar, sasi më e madhe e energjisë është duke u importuar nga bizneset, të cilat janë inkuadruar në tregun e hapur energjetik me një vendim të cilësuar si “problematik” të ZRRE-së. Ndërkohë, ulja e temperaturave, në vjeshtën e hershme, ngriti lartë çmimin për një megavat në tregjet e ndryshme ndërkombëtare të energjisë elektrike.
“Ky është vetëm fillimi, sepse çmimi i një megavati në tregun e hapur rrezikon të shtrenjtohet edhe më shumë…”, deklaroi Ajvazi për rtv21
Kësisoj, tregu i hapur energjetik, i cili ka detyruar mbi 1300 biznese që të blejnë rrymë nëpër tregje të ndryshme ndërkombëtare, ka nisur të shqyrtohet nga gjykatat e Kosovës. Në këtë kuptim, Gjykata Supreme ka caktuar 5 nëntorin si datë për mbajtjen e seancës gjyqësore, pas padisë së iniciuar nga Oda Ekonomike e Kosovës kundër vendimit të ZRRE-së.
Ambasadori i ri gjerman viziton Mitrovicën e Veriut, thotë s...
FSK stërvitje ushtarake në Koliq dhe Badovc fundjavën tjetër...
Berlini dërgon aeroplanë luftarakë në Poloni për shkak të dr...
Vrasja e shqiptares në Itali, arrestohet autori i dyshuar – ...
Caktohet data kur nis gjyqi i dytë ndaj ish-presidentit Thaç...
Kurti: Kosova e përkushtuar në luftën kundër pastrimit të pa...