Të gjitha bizneset në Kosovë me mbi 50 punëtorë, ose qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro më 31 korrik që nuk kanë lidhur kontratë me ndonjë furnizues të licencuar të energjisë elektrike, do të mbesin pa rrymë.
Kështu thanë nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike.
Nga ZRRE theksuan se nuk ka mundësi që të shtyhet vendimi pasi kjo është obligim ligjor dhe nuk mund të shtyhet në bazë të kërkesave të palëve.
“Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka bërë të ditur që shumë herë se më 31 korrik, të gjitha bizneset në Kosovë me mbi 50 punëtorë, ose qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro, që nuk kanë lidhur kontratë me ndonjë furnizues të licencuar të energjisë elektrike, do të mbesin pa rrymë. Vendimi nuk mund të shtyhet nga ZRRE pasi është obligim ligjor”, thanë për Telegrafin nga ZRRE-ja.
Ndërkaq, bizneset anëtare të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës kanë paralajmëruar veprime të ashpra nëse Zyra e Rregullatorit të Energjisë nuk tërhiqet nga vendimi për liberalizimin e tregut të energjisë.
Të hënën afati i fundit për ankesa në PZAP
Hap fals i Cityt dështon të fitojë ndaj Tottenhamit, “...
Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
Pula flet për manipulimet e votave: E papritur, s’ka ndodhë ...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në luftë për mbijetesë
Florent Hasani shkëlqen me dy gola ndaj Adana Demirsporit