Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka dorëzuar një parashtrimin përmes të cilit ka njoftuar panelin e trupit gjykues në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, që nuk do të mbështetet në dëshminë e dhjetë dëshmitarëve.
Në parashtrimin e 21 majit 2024, prokurorja e specializuar, Kimberly West ka thënë se ZPS-ja synon që të dorëzojë me shkrim dëshmitë e 13 dëshmitarëve në vend që t’i thërras që të dëshmojnë fizikisht, raporto “Betimi për Drejtësi”.
“Pas shqyrtimit të faktorëve të tillë, ZPS nuk synon më të mbështetet në dëshmitë e dhjetë (10) dëshmitarëve në vijim: [REDAKTUAR]. Përveç kësaj, ZPS-ja synon t’i dorëzojë me shkrim dëshmitë e trembëdhjetë (13) dëshmitarëve në vijim, në vend që t’i thërrasë ata të dëshmojnë…”, thuhet në parashtrimin e ZPS-së.
Sipas këtij parashtrimi, ZPS-ja do të vazhdojë të bëjë shqyrtime të radhës dhe kështu që parashikojnë që të bëjnë njoftime të tjera lidhur me ndryshime shtesë në listën e tyre të dëshmitarëve që synojnë të thërrasin.
Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.
Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.
Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.
Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.
Kungulli – Super perimja e verdhë e vjeshtës
Agjencia iraniane: Teherani dërgon dy satelitë në Rusi, për ...
Sulmet izraelite në Liban vrasin 9 persona, përfshirë në një...
Opozita në kryeqytet kritikon ekzekutivin, për mosrealizim t...
“L’Equipe”: Zhegrova e rikthen imazhin e tij në Kosovë pas p...
Gjendet pa shenja jete një 55-vjeçare në Pukë