Gjykata Speciale ka njoftuar se në rastin Gjykimi Thaçi dhe të tjerët, ZPS-ja ka dorëzuar njoftimin më të fundit lidhur me listën e dëshmitarëve.
Siç është parashikuar më parë, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) njofton për përmbledhjen e listës së dëshmitarëve të saj.
“Me këto ndryshime të mëtejshme, vetëm gjashtë (6) dëshmitarë mbeten për të cilët ende pritet një njoftim ose tregues tjetër i statusit. Kjo do të bëhet, siç është paraqitur më parë, sa më shpejt që të jetë e mundur për të siguruar kohë të mjaftueshme për përgatitje”, thuhet në njoftim.
Gjatë konferencës së fundit për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët, ZPS-ja njoftoi se parashikonte të thërriste 11 dëshmitarë në gjykatë në periudhën shkurt-prill të vitit 2025.
Ata gjithashtu deklaruan se përditësimi i tyre i radhës mbi numrin e dëshmitarëve do të bëhet deri më 30 janar.
Ndryshe deri më sot 119 dëshmitarë kanë dhënë dëshmi në gjykatë në këtë çështje gjyqësore. Seanca e ardhshme në këtë çështje gjyqësore është caktuar për të hënën, 10 shkurt, duke filluar në orën 9 paradite./rtk
Hapet në BQK ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngj...
Arrestohet në Kosovë një person me urdhërarrest ndërkombëtar...
Mourinho optimist para përballjes me Real Madridin
Prokuroria Speciale arreston një person për dhënie ryshfeti ...
Sekuestrohet një armë zjarri në Kaçanik, shoqërohet në polic...
Szoboszlai në radarin e Realit – Liverpooli i ofron kontratë...