Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Mitrovicës Fehmi Ferati paraqiti planin e tij për mandatin e ardhshëm.
Detyrë e parë e tij është reformimi i kuvendit komunal dhe strukturës së brendshme, pasi të gjitha problemet e Mitrovicës janë si pasojë e qeverisjes 15 vjeçare pa ndryshime.
Plani i tij parasheh ndërmarrjen e 10 masave, duke përfshirë një komunë që dëgjon qytetarin, lagjet e fshatrat zgjedhin vetë investimet kapitale si dhe takimet me qytetarët çdo 60 ditë, shkruan rtv21.tv.
Depolitizimi i arsimit është një çështje kyçe për Feratin, subvencione për fëmijët si dhe transparencë totale tek prindërit ku këta të fundit do të mund të kontrollojnë çdo punësim të mësimdhënësve si dhe drejtorëve. Tek kultura do të rivlerësohen subvencionet, pasi u është bërë padrejtësi nga klientelizmi i partive, kjo vlen edhe për sportin.
Qeveria e Vetëvendosjes është një koncept i qeverisjes me të rinjtë e për të rinjtë, ka përfunduar kandidati i Vetëvendosjes
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje