Ish-nënkryetari i Prishtinës, tashmë i votuar për deputet të Kuvendit të Kosovës, Alban Zogaj, tha se LDK dhe VV kanë një “hendek” të madh mes vete i cili “është thelluar me ofendimet e vazhdueshme”, kur u pyet se përse Abdixhiku nuk i shkoi Kurtit në takim.
Ai u përgjigj edhe në pyetjen nëse LDK ka votë për t’i dhënë kreut të Kuvendit.
“Në parim ne nuk do të votojmë asnjë kryeparlamentar. Një kryeparlamentar i cili nuk arrinë me i pas 61 vota, ai nuk e meriton as me qenë aty”, tha Zogaj në T7.
“Votën e LDK-së nuk do ta kenë për kryetar të Kuvendit”, përsëriti ai.
Në nënpyetjen nëse LDK do ta votonte Fatmir Limajn për kryepralamentar, ai tha:“Presim ta shohim nesër si do të rrjedhin ngjarjet politike”, tha Zogaj.
Ndërsa, për mos shkuarjen e Abdixhikut në takim te Kurti, ai u deklarua si më poshtë:
“Qëndrimi ynë politik mendoj ka qenë i njohur për publikun…Është i tillë për disa arsye, ne kemi një diferencë në ideologji…”, tha Zogaj, duke shtuar se kanë “hendek” me LVV-në që është “thelluar edhe më shumë me ofendimet e vazhdueshme”, tha Zogaj.
Tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndihen dhe në jug të Shqi...
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...