Petrit Zogaj nga Lëvizja “FOL”, tha se me deklaratat e djeshme, Hashim Thaçi ka bërë thirrje për konflikt fizik.
“Ajo çka nuk ishte e dëgjuar dje, ishin deklaratat e kryeministrit dhe zëvendësit të tij, kryesisht zëvendësit Thaçi, cili i ka ofenduar në të gjitha variantet e mundshme, opozitën dhe të gjithë qytetarët dje në protestë. Besoj se ajo është një papërgjegjësi e madhe që një zëvendëskryeministër, lideri i një partie më të madhe në pushtet, të bëjë thirrje për konflikt, thirrje për konfrontim, fizik madje, jo konfrontim politik. Besoj që zoti Thaçi, gjënë më të vogël që do të duhej ta bënte sot ,është të kërkojë falje për ato që u ka thënë liderëve të opozitës por edhe protestuesve”, thotë ai.
Duke thënë se përgjegjësinë më të madhe e kanë njerëzit që janë në pushtet, Zogaj mendon se në situata të tilla, me deklarime të tilla, konflikti politik mund të kthehet në atë fizik, e që do të ishte e keqja më e madhe.
“Kur ka lider të papërgjegjshëm politik e kryesisht kur ka në Qeveri, konflikti politik kthehet në konflikt fizik dhe këtë gjë kam përshtypje që po e donë një pjesë e liderëve politikë, dhe kjo është një e keqe më e madhe”, tha ai për Kosovapress.
Derisa për deklaratat e opozitës, me të cilat u dhanë ultimatume për dorëheqjen e Qeverisë, Zogaj thotë se të tilla deklarata janë dëgjuar edhe më herët nga partitë opozitare.
Pas deklaratave të liderëve në pushtet, reagoi edhe opozita. Visar Ymeri i VV-së tha se deklaratat e kryeministrit Isa Mustafa dhe zëvendës kryeministrit Hashim Thaçi, në konferencën mbajtur pas përfundimit të protestës së djeshme, i quajti ofendim dhe kërcënim për qytetarët.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...