Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, ka thënë se VV-ja do të bashkëpunojë me ta, pasi tha se LDK-ja është parti serioze dhe institucionale në Kosovë.
Por, sipas Zogajt, urën e bashkëpunimit me LDK-në e ka rrënuar vet, duke thënë se “paradite na ftojnë në bashkëqeverisje, e pasdite dalin e flasin [jeni vegël e PDK-së] fjalë të tilla”.
“Mendojnë që përmes kësaj forme bëjnë presion tek ne. E kemi qëndrimin shumë të qartë se nuk ka bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje në aktualitetin politik, tani për tani sepse ekziston një hendek mes këtyre partive”.
“Hendeku nënkupton që ajo urë bashkëpunimi është rrënuar. Ne e kemi pasur një përvojë shumë të hidhur bashkëpunimi, pastaj një qeverisje shumë e keqe në 4 vitet e fundit dhe një bashkëpunimin me ta tash, do të ishte një konfirmimi i qeverisjes 4-vjeçar”, tha Zogaj në “DPT te Fidani”
Tutje, ai u shpreh se LDK-ja e VV-ja kanë edhe hendek ideologjik dhe hendek në marrëdhënie, e që sipas tij, në këtë hendek ka kontribuar edhe fushata linçuese në zgjedhjet e fundit.
“I pari dallim i madh është ideologjik. Ne nuk pajtohemi me ta në pothuajse asnjë temë. Kur ndalemi në ekonomi nuk pajtohemi me ta, ndalemi në energji nuk pajtohemi me ta, në marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë nuk pajtohemi me ta”, tha ai.
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...