Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka thënë se kryeqyteti nuk do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Zogaj tha se kjo nuk do të ndodhë, pavarësisht se LDK-ja aktualisht nuk e ka shumicën në asamblenë komunale në kryeqytet.
“Andaj është shumë e rëndësishme që në asamblenë komunale me e pas një shumicë e cila e mbështet kryetarin në projektet e veta. Sot jemi pa shumicë politike, por po tentojmë dhe nuk do të lejojmë që Prishtina të vazhdojë gjatë pa shumicë politike në asamble”, tha ai në Rubikon në Klan Kosova.
Më tej, Zogaj tha se janë në gjysmë të mandatit dhe janë duke punuar që të kenë një shumicë të re në asamble.
Kusari-Lila për çmimin e naftës: Largimi ose ulja e TVSH-së ...
Raportohet se i plagosuri në rrugën B është inspektor në IPK
Gjuajtje me armë zjarri në Rrugën B, dyshohet për të plagosu...
BE kritikon Beogradin
Gjesti sjell foto krah avokatit të tij: Gjithmonë falënderue...
Një qytetar në Shtime dorëzon vullnetarisht një armë zjarri