Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka thënë se me ndërtimin e Unazës së Jashtme të Prishtinës fiton edhe kryeqyteti por edhe Kosova, pasi që lidhet me katër hyrje kryesore në Prishtinë.
Në një status në Facebook, Zogaj ka shkruar se me ndërtimin e këtij projekti shkarkohet kryeqyteti nga komunikacioni i panevojshëm dhe gjithashtu krijohen lidhje të reja me zonat industriale, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Unaza e Jashtme e Prishtinës është projekt strategjik! Është autostradë që e rrethon Prishtinën, dhe lidhet me hyrjet kryesore në Kryeqytet. Pra, lidhet me hyrjen nga Gjilani, me hyrjen nga Fushe Kosova, me hyrjen nga Mitrovica dhe me hyrjen nga Podujeva! E shkarkon Kryeqytetin nga komunikacioni i panevojshem dhe krijon lidhje te reja me zonat industriale!
Unaza e Jashtme e Prishtinës është projekt Nacional.
Ne do të insistojmë ta ndërtojmë këtë projekt, sepse fiton Prishtina, sepse fiton Kosova! Dhe, është futur si prioritet në Programin Politik të LDKsë ‘Rruga e Re’.
Beatrix Ramosaj “çmend” me format trupore
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...