Banesa e cila u përfshi sot nga zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një bombolë gazi.
Pas kësaj policia dhe zjarrfikësit menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë fikur zjarrin dhe janë evakuuar nga ndërtesa.
Latif Zeka, komandat i Brigadës së Zjarrfikësve për rajonin e Prishtinës tha se përveç një gruaje e cila për shkak të tymit ka probleme me frymëmarrje të lënduar tjerë nuk ka në këtë rast. Sipas tij zjarrfikësit kanë arritur ta fikin zjarrin që kishte rënë.
Edhe Policia njofton për zjarrin që është shkaktuar sot në njërën nga banesat që sipas Policisë ka ndodhur në rrugën “Afrim Vitia” afër Parkut të Qytetit.
Sipas komunikatës zjarri është lokalizuar shpejt nga ana e zjarrfikësve, raportohet vetëm dëme materiale edhe pse në momentin kur ka shpërthyer zjarri, brenda banesës ishin katër persona. Aktualisht policia është duke bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes.
https://www.facebook.com/IndeksonlineOfficial/videos/1500654490032226/

Aksident i rëndë në Laç, pasagjeri 25-vjeçar humb jetën pas ...
Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...