Ky është Nejazi Imeri, po mbledh ato që mbetën nga djegia e shtëpisë.
Para disa ditëve, pak para mesnatës një zjarr i madh kaploi shtëpinë e familjes Imeri. Në tre dhomat e shtëpisë ishin 7 anëtarët e familjes por për fat të mire nuk i kishte zënë gjumi dhe shpëtuan të gjithë anëtarët pa lëndime. Por tani kanë mbetur 7 anëtarët e familjes pa shtëpi. I zoti i shtëpisë thotë se mundi që e kishte ndërtuar me vite të tëra, zjarri ia mori për një natë.
“Ju e patë edhe vet dëmin që ishte, dhe për tu rregulluar me ba rregullim veç kushton 6-7 10 mijë euro, unë nuk mund ta bëj. Ku ti gjej 10 mijë euro, a unë e kam 10 mijë denarë pensionin. Si ta merr mendja a mund të bëhet me këto para, a duhet të blejsh ushqim a të paguash komunalet a të ndërtosh shtëpi. Shkoi mundi im, 70 vjeçar edhe kjo më gjet mua, çka me bë”, shprehet Nejazi Imeri.
I zoti i shtëpisë Nejaziu kërkon ndihmë nga shteti nga qytetarët që ta ndihmojnë se nuk ka ku të shkojë me 7 anëtarët e familjes.
“Këtu s’jetohet por edhe tesha nuk kam, ja këto rroba nuk janë të miat. Këtu po qëndrojmë kemi dy dhoma lart jemi 7 persona po çka me ba”, thotë më tej Nejaziu.
Kjo familje jeton në Çair të Shkupit. Nejaziu dhe familja e tij kërkojnë nga personat human që të ndihmojnë dhe ta rregullojnë shtëpinë meqenëse nuk kanë opsion tjetër për të qëndruar. Ndërsa të gjitha gjërat që ishin në shtëpi i mori flaka dhe nuk ka mbetur asgjë nga shtëpia e vjetër. Të ardhura kjo familje ka vetëm 10 mijë denarët pension të Nejaziut. RTV21.tv
Flick dëshiron t’i ketë në skuadër këta tre yje për se...
Emërllahu flet për herë të parë si lojtar i Polissyas: Kosov...
Vendimi i PZAP-së për ankesën e Listës Serbe, reagon ambasad...
Osmani takoi homologun zviceran: Kosova mbetet thellësisht m...
Joan Laporta do jap dorëheqje nga posti i presidentit të Bar...
Nxënësi ther me thikë mësuesen në Francë