Gjatë ditës së sotme është përfshirë nga zjarri objekti i ish-kinos së ABC-së në Prishtinë.
Drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë, Lulzim Fushtica, ka thënë se reagimi ka qenë i shpejtë dhe janë duke bërë gjithçka që munden për të ndaluar zjarrin.
“Shkaku nuk dihet pasi është shumë herët, ekipet janë në vendin e ngjarjes, zjarri është lokalizuar, është në përfundim, nesër do të dalin prokurorët, policët hetues dhe inspektorët e hetimit të zjarrit dhe do të fillojnë me hetimin për të gjëtur shkaktarin e zjarrit”, tha Fushtica për Arbresh.info.
Tutje, ai shtoi se nuk ka të lënduar nga ky incident.
“Nuk ka të lënduar për fat të mirë”, tha ai.
Për momentin rruga “Migjeni” ku ndodhet ish-objekti i kinemasë është e bllokuar nga Policia e Kosovës.
Ekipet profesionale të zjarrfikësve janë ende duke tentuar ta ndalojnë zjarrin./Arbresh.info/
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave