Zjarri përfshin fshatin Penuh të Podujevës – rrezikohen edhe disa shtëpi

21:40 | 26 Korrik 2025
R J
Fshati Penuh i komunës së Podujevës është përfshirë nga zjarri, i cili po përhapet me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë gjithë territorin e Kosovës.

Sipas qytetarëve atje, flakët janë afruar pranë disa shtëpive, duke rrezikuar sigurinë e banorëve dhe pronën e tyre.