Mëngjesin e sotëm, Qendra Tregtare ETC në Suharekë u përfshi nga një zjarr i madh.
Lidhur me këtë, kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj ka thënë se të përfshirë në fikjen e zjarrit kanë qenë zjarrfikës nga Suhareka, Prizreni, Rahoveci, Mamusha e lokacione të tjera, shkruan Arbresh.info.
Muharremaj shprehu keqardhje për dëmet e shkaktuara, gjersa shton se situata është nën kontroll.
“Nga orët e para të mëngjesit zjarrfikësit nga komuna jonë, Prizreni, Rahoveci, Mamusha e lokacione tjera, kanë bërë përpjekje të vazhdueshme, në shuarjen e zjarrit”, ka shkruar kryetari në Facebook.
“Shprehim keqardhje për dëmet e mëdha materiale që ka pësuar ETC. Situata është nën kontroll dhe njëkohësisht po vazhdohet me kujdestari deri në evitimin e plotë të rrezikut”, shtoi ai./Arbresh.info/
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...
Trump: Rihapja e Hormuzit nuk është përgjegjësi e SHBA-së
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq l...
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren