Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri”, ka njoftuar se zjarri në zonën “Oshlaku”, i paraqitur të dielën, është aktivë edhe gjatë të hënës.
Sipas një njoftimi të këtij institucioni për shkak të erërave të forta gjatë së hënës zjarri ka filluar të dalë jashtë kontrollit.
Po ashtu thuhet se është kërkuar ndihma nga FSK, KFOR-i si dhe është njoftuar Policia.
Njoftimi i plotë:
Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri” informon se me dt. 01.08.2021 është paraqitur zjarri në zonën strikte të natyrës “Oshlaku”, i cili ka rrezikuar djegien e pyjeve të pishave endemorelikte – rrobullit (Pinus heldreichii).
Gjatë gjithë ditës së diel, deri në orët ë e vona të mbrëmjes, ekipi i DAPK “Sharri” së bashku me zjarrfikësit kanë qenë të angazhuar në lokalizmin e zjarrit.
Duke qenë se kanë mbetur trungje të trasha akoma pa u fikur, “beteja” për shuarjen e zjarrit ka vazhduar edhe sot.
Fatkeqësisht, për shkak të erarëve të forta, zjarri ka filluar të dalë jashtë kontrollit.
Me ketë rast është kërkuar ndihma dhe angazhimi i FSK, Shtabit të emergjencave, KFOR dhe institucionet tjera relevante.
Për rastin është informuar edhe Policia e Kosovës të cilët edhe kanë qenë në vendin e ngjarjes.
Me këtë rast DAPK “Sharri” bënë apel tek banorët e kësaj zone dhe posaçërisht tek vizitorët, shfrytëzuesit e pronave, dhe qytetarët tjerë që të kenë kujdes maksimal në parandalimin e paraqitjes së zjarreve dhe përhapjes së tyre në territorin e parkut.
Ju lutemi për kujdes ku për çdo rast të zjarrit të lajmëroni:
Zjarrfikësit në numrin 193;
Policia e Kosovës: 038/192, dhe mobil 192;
Qendra e thirrjeve në kuadër të Policisë së Kosovës: 112; dhe
Ndihma e shpejtë: 194 dhe 038/ 500 094/arbresh.info/
Ish-ministri dhe gjashtë zyrtarët e arrestuar për korrupsion...
“Flasim me grushte”, Joshua i bën thirrje Tyson Furyt për nj...
Mbetet pa ujë një zonë në Fushë Kosovë pas shpërthimit të nj...
Amerika kryen sulme “masive” kundër ISIS-it në Siri
Presidenti Begaj: Gazetaria është profesioni më i bukur në b...
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë