Një zjarr i madh shpërtheu mbrëmjen e së enjtes rreth orës 20:00 në një ndërtesë banimi në lagjen “Emshir” të Prishtinës, duke shkaktuar panik dhe mobilizim të madh të shërbimeve emergjente.
Flakët, që fillimisht përfshinë një banesë, shpejt u përhapën edhe në një apartament tjetër në ndërtesën ngjitur, duke bërë që situata të dalë jashtë kontrollit për disa orë.
Në vendin e ngjarjes dolën ekipe të shumta të zjarrfikësve, policisë dhe KEDS-it.
Për të menaxhuar situatën, u sollën edhe më shumë cisterna me ujë.
Si pasojë e incidentit, në të dy ndërtesat u ndërpre furnizimi me energji elektrike.
Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për ndonjë të lënduar.
Shkaqet e zjarrit ende mbeten të panjohura, ndërsa policia pritet të dalë me informacione të tjera pasi të përfundojnë hetimet.
Lexo edhe:
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Kryetarja Haxhiu bëri homazhe në Lubeniq të Pejës
Yamal reagon ndaj racizmit: Jam edhe unë mysliman
Nis verifikimi i njëhsorëve elektrikë, disa që kishin mospër...
Trump: SHBA-të do të largohen nga Irani shumë shpejt
Po kërkohej përmes Interpolit, ekstradohet nga Zvicra në Kos...