Prokuroria e Prishtinës ka njoftuar se ka filluar hetimet për zjarrin që shpërtheu më 13.08.2024 pas mesnatës në afërsi të Aeroportit të Prishtinës.
Si pasojë e këtij zjarri, një person u lëndua dhe 20 vetura të parkuara dhe një objekt biznesi u përfshinë nga zjarri.
Lajmin për Arbresh.info, e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj.
“Ju njoftojmë se janë ndërmarrë veprime hetimore nga vendi i ngjarjes, e po ashtu, Prokurori i Shtetit ka lëshuar disa autorizime, për t’i sqaruar rrethanat e rastit, ndër tjerash, janë marrë pamjet nga kamerat, është identifikuar dhe intervistuar i dyshuari (bashkëpronari i biznesit), për shkak të veprës penale ‘Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’, sipas Kodit Penal” – tha Ulaj.
Tutje, në përgjigjje thuhet se dyshohet që zjarri është shkaktuar nga pakujdesia.
“Në bazë të provave të siguruara deri më tani, rezulton se i njëjti dyshohet ta ketë kryer këtë vepër penale nga pakujdesia, rasti po vazhdon të hetohet tutje në bashkëpunim me njësitë relevante”, përfundoi ajo./Arbresh.info/
Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump