Ekipi i zjarrfikësve që kanë lokalizuar zjarrin që kishte përfshirë një banesë sot në qendër të Prishtinës tregojnë se kanë pasur vështirësi të arrijnë në vendin e ngjarjes për shkak të komunikacionit, arbresh.info
Bajram Rexhepi, përgjegjës i ndërrimit ka thënë për media se kanë arritur ti shpëtojnë dy persona që kanë qenë të rrezikuar nga zjarri.
“Informatat janë marr rreth orës 15:13 minuta. Kemi pasur vështirësi me arritur në lagje. Komunikacioni i madh, parkingu këtu. Por kemi arritur ti shpëtojmë dy persona ku njeri ka qenë i rrezikuar drejt për drejt nga zjarri dhe një person ka qenë në banesën tjetër i lënduar. Kemi mbetur në një hyrje dhe është dashur të dalim në anën tjetër. Nuk ka të lënduar fatmirësisht as nga zjarrfikësit as nga policia”, tha ai./arbresh.info/
Ulen çmimet e derivateve, nafta 1.59 euro për litër
Tre burra dhe një shtetase gjermane arrestohen në Graçanicë,...
Dy gra dhe një burrë rrihen në shëtitoren e Mitrovicës
Dy persona ndalohen në Kaçanik për transport ilegal të druve...
DW: Diaspora hungareze, çfarë do të ndodhë pas Orban?
Një burrë gjendet pa shenja jete në Fushë Kosovë