Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se është çdo ditë në kontakt më kryetarët e katër komunave të cilat janë përfshirë nga zjarri ditëve të fundit.
Në një përgjigjeje për Arbresh.info, Kurti ka thënë se janë duke bërë të pamundurën të ju dalin në ndihmë ndonëse thotë se Komunat kanë mungesë të zjarrfikësve.
“Ministria e Punëve të Brendshëm e Ministria e Mbrojtjes e agjencinë për menaxhimin emergjencave po e bëjnë të pamundurën. Është evidente që Komunat s’kanë të mjaftueshëm zjarrfikës ndonëse kanë pajisje. Unë jam në kontakt të vazhdueshëm më kryetarët të komunave dhe do të bëjmë të pamundurën. Ne si Institucionet po mobilizohemi maksimalisht kemi kërkuar ndihmën edhe të KFOR-it. Mbajtja nën kontroll e zjarreve paraqet sfidë për neve”, ka përfunduar Kurti./arbresh.info/
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?
Lewandowski përshëndetet me duartrokitje në këmbë në ndeshje...
Aksident me fatalitet në Dollc të Klinës, një i vdekur e kat...
Aksident mes dy veturash te Salla “1 Tetori” në Prishtinë
Tërmet 5.2 ballë në Kinë – dy të vdekur, mijëra të evakuuar