Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka reaguar për zjarret që kanë shpërthyer në fshatin Kqiq.
Në një postim në Facebook, Hamza ka thënë se tashmë ndodhet në vendin e ngjarjes për ta përcjellë situatën.
“Sot gjatë gjithë ditës, banorët e fshatit Kqiq janë duke u përballur me zjarret, të cilat po vazhdojnë edhe në këto orë.Si Kryetar i Komunës së Mitrovicës, jam në vendin e ngjarjes për ta përcjellë nga afër situatën dhe për të bërë çdo gjë që mundem!”, ka shkruar Hamza.
Ai ka falënderuar zjarrfikësit të cilët po punojnë për të ndihmuar banorët në këto momente të vështira.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...