Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas shpërthimit të zjarreve në Bjeshkët e Deçanit.
Haradinaj ka thënë se zjarri në zonën e Kullës së Qelisë, është shqetësues për shkak të përmasave të tij dhe rrezikut që paraqet.
“Shpërthimi i zjarreve në Bjeshkët e Deçanit, veçanërisht në zonën e Kullës së Qelisë, është shqetësues për shkak të përmasave të tij dhe rrezikut që paraqet. Jam në kontakt të vazhdueshëm me kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, dhe falë reagimit të shpejtë të komunës, ekipet e zjarrfikësve dhe shumë qytetarë vullnetarë janë mobilizuar për ta përballuar situatën”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka apeluar kujdes maksimal nga të gjithë qytetarët.
“Falënderoj secilin që po kontribuon në këtë betejë me zjarret. Apeloj për kujdes maksimal nga të gjithë qytetarët, sidomos ata që ndodhen pranë zonave të prekura, duke shmangur çdo veprim që mund të përkeqësojë situatën”, është shprehur Haradinaj./Arbresh.info
Trump thotë se brenda “dy-tre javësh” SHBA-ja do të largohet...
Osmani dekoron Dardanët: Ata i dhanë gjithë kombit tonë shpr...
QKUK-ja fillon endoskopinë gastrointestinale për fëmijë
Fisnik Asllani reagon pas humbjes: Dhimbja është e madhe, is...
Shtyhet seanca ndaj Veliajt, debate mbi kërkesën për ndarjen...
The Guardian shkruan për Kosovën: Kjo s’do të jetë përpjekja...