Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë e ka quajtur alarmante situatën si pasojë e shpërthimit të zjarreve në disa pjesë të Kryeqytetit, të shoqëruara edhe me erëra të forta
Sipas njoftimit zyrtar të komunës, aktualisht po ndërhyhet në 8 lokacione të ndryshme, ku janë angazhuar 40 zjarrfikës të Brigadës Profesionale për të vënë situatën nën kontroll.
Lokacionet ku po ndërhyhet aktualisht:
* Rruga C, afër Maxi 24
* Panari
* Kosova B
* Rimanishtë (2 raste)
* Trudë (3 raste)
* Milloshevë
* Llukar (2 raste)
* Bardhosh
Autoritetet janë në terren dhe po punojnë për ndërprerjen e përhapjes së zjarreve, ndërsa u bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar dhe shmangie të zonave të prekura.
“Jemi duke bërë maksimumin për t’u përgjigjur në kohë reale në të gjitha rastet dhe për të mbajtur situatën nën kontroll,” thuhet në njoftim.
Qytetarët ftohen të raportojnë çdo rast emergjent në numrat pa pagesë:
0800 122 33
0800 122 44
Drejtoria për Siguri apelon për bashkëpunim dhe mirëkuptim në këto momente kritike.
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan