Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtarë “Bjeshkët e Nemuna” bënë thirrje për kujdes për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret
Sot në Bjeshkët e Shtupeqit, në territorin e Parkut Kombëtarë “Bjeshkët e Nemuna”, është regjistrua një zjarr, i cili për shkak të vështirësive të terrenit dhe pamundësive për shuarjen e tij paraqet rrezik që të merr përmasa më të mëdha.
Me këtë rast DAPK “Bjeshkët e Nemuna”, bënë apel tek banorët e kësaj zone dhe posaçërisht tek vizitorët, shfrytëzuesit e pronave, dhe qytetarët tjerë që të kenë kujdes maksimal në parandalimin e paraqitjes së zjarreve dhe përhapjes së tyre në territorin e parkut.
DAPK “Bjeshkët e Nemuna”, po ashtu ka vënë në dispozicion edhe numrin e telefonit 048 222 718 për informim në rast të paraqitjes së ndonjë zjarri eventuale në territorin e parkut.
Po ashtu ju rikujtojmë edhe numrat emergjentë të disa institucioneve me rëndësi që duhet t’i keni parasysh në raste të zjarreve dhe fatkeqësive tjera natyrore./arbresh.info/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës