Sot ka ndodhur një incident në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, ku një bojler i vendosur mbi kulmin e Pediatrisë është përfshirë nga zjarri.
Lajmin e ka konfirmuar Mirlinda Qyqalla, nga QKUK-ja e cila shtoi nuk ka të lënduar dhe se situata është në kontroll.
Tutje, ajo njoftoi se klinika vazhdon normalisht dhe nuk ka asnjë rrezik për pacientët apo stafin.
“Ju njoftojmë se ka rënë zjarr në një bojler të vendosur mbi kulmin e Klinikës së Pediatrisë. Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve, të cilët kanë ndërhyrë me shpejtësi dhe kanë arritur ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin. Situata është vënë plotësisht nën kontroll dhe nuk ka të lënduar apo dëme të tjera. Aktiviteti në Klinikën e Pediatrisë vazhdon normalisht dhe nuk ka asnjë rrezik për pacientët apo stafin”, njofoi Qyqalla.
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...