Me datёn 06.08.2022, Policia ёshtё informuar pёr njё zjarr afёr fshatit Deiq-Klinё.
Njёsitet policore kanё shkuar në vendngjarje gjithashtu edhe njёsiti i zjarrfikësve, ku si pasojё e erёrave dhe sipërfaqes sё madhe prej dhjetё (10) hektarёve, zjarri ka depёrtuar edhe nё zonёn e fshatit Drenoc- Klinё dhe ёshtё dashur punё shumё e madhe e njësitit tё zjarrfikësve, pёr ta fikur zjarrin me datёn 08.08.2022.
Me datёn 09.08.2022, nё fshatin Tomoc-Istog, jemi njoftuar pёr njё zjarr aksidental, ku si pasojё sipas tё dëmtuarit ёshtë djegur sasi e konsiderueshme e ushqimit të kafshëve.
Duke iu referuar temperaturave të larta, zjarret potencialisht përhapen shumë shpejt dhe po ashtu shkaktojnë rrezikim të përgjithshëm dhe pasoja të rënda kudo që shfaqen.
Policia e Kosovës po ndërmerr dhe do të ndërmarrë masa të vazhdueshme ligjore ndaj të gjithë atyre individëve që në një formë apo tjetër rrezikojnë jetën apo pronën e qytetarëve, qoftë qëllimisht apo përmes pakujdesisë së shfaqur në çfarëdo forme.
Ne nё vazhdimsi kemi apeluar tek tё gjithё qytetarёt tё cilёt frekuentojnё zonat malore tё rajonit tё Pejёs, qё maksimalisht tё jenё tё kujdesshёm nga çdo aktivitet qё mund tё shkaktojë zjarre gjatё pёrdorimit si (shkrepsa, cigare, grilla, zjarre nё natyrё etj). /arbresh.info/
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...