Një rast zjarri është raportuar në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes në Prishtinë, në rrugën “Muharrem Fejza”.
Sipas informacioneve nga Njësia e Zjarrfikësve, ekipet emergjente kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe kanë konstatuar se zjarri kishte përfshirë mbeturinat e hedhura pranë ashensorit, ndërsa tym i dendur ishte përhapur në hapësirat e banesave.
“Ne ora 05:27, është pranuar informate për zjarr ne banesë, adresa: Rruga Muharrem Fejza. Ekipet menjëherë kane dalur ne vendin e larte përmendur, ishin duke u djegur mbeturina ne vend te ashensorit dhe ishte liruar tym ne banesa. Për shkak te tymit ishte krijuar panik te banoret. Ekipet e kane shuar zjarrin dhe është bere ventilimi i hapësirës. Nuk ka pasur zjarr ne banesë, por zjarri ishte ne mbeturina ne vend te ashensorit”, tha Mal Gashi nga Njësia e Zjarrfikësve /Arbresh.info
Gjesti del sot para gjykatës
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
E premtja me diell dhe temperatura deri në 19°C
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...