Banorët e Hadës, ka kohë që po presin realizimin e premtimit nga Qeveria e Kosovës për zhvendosje në Shkabaj, pasi jetesa në mes të zhurmës së eskalatorëve dhe pluhurit është bërë tejet e vështirë për ta.
Banorët shprehen se kanë humbur durimin dhe për një gjë të tillë kanë paralajmëruar edhe protesta, raporton Arta TV.
Derisa kërkesat e tyre të realizohen institucionet përgjegjëse vazhdojnë t’ia hedhin fajin njëra-tjetrës.
Banush Mirena, që është njëri nga banorët, thotë se tanimë jeta në mes të zhurmës së eskalatorëve dhe pluhurit është bërë e padurueshme për të dhe për familjen e tij.
Mirena thotë se deri tani kanë qenë në pritje se dikush nga institucionet e Kosovës do të ndërmarrë diçka.
Të njëjtin hall me të e kanë edhe shumë banorë të tjerë të Hades, të cilëve sipas projektit të zhvendosjes në zonën Fusha e Mihjes së Re nga Qeveria e Kosovës, u është premtuar zhvendosja në Shkabaj.
Por një vit pas, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur. Për këtë Komuna e fajëson KEK-un, përcjell Koha.net. Ndërkohë edhe nga Ministria e Ambientit ka thënë se përgjegjës kryesor për zbatimin e zhvendosjeve në zonën “Fusha e Mihjes së Re” është KEK-u.
Aksion i përbashkët i Inspektoratit, Policisë e AVUK-ut në P...
Japonia voton mes borës në zgjedhjet e parakohshme, Takaichi...
Moti sot në Shqipëri
Netanyahu dhe Trumpi do të takohen për të diskutuar mbi Iran...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...