Policia e Kosovës raporton se një qytetar nga Prishtina, Arben Beselica është raportuar i zhdukur nga familjarët e tij.
Sipas Policisë, viktima 30-vjeçar ka dal nga shtëpia me datën 10.10.2023 në ora 13:30 dhe nuk është kthyer më, shkruan Arbresh.info.
“Prishtinë. 10.10.2023 – 13:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar ka dal nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Lexo edhe:
Familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 30 vjeçarit nga Prishtina
Hera e fundit kur ai ka pasur sinjal në telefonin e tij, besohet të ketë qenë në zonën e Anamoravës (Gjilanit).
Ai ka qenë me veturën e tij e cila shihet në foto.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...