Zhduket një vajzë në Pejë

10:53 | 23 Tetor 2020

Policia e Kosovës njofton se një femër në Pejë është zhdukur.

Motra e të zhdukurës ka njoftuar Policinë se që nga data 15 tetor 2020 kur doli nga shtëpia më nuk dihet asgjë për vendodhjen e së motrës, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, transmeton arbresh.info.
Ky rast po vazhdon të hetohet.

Ky është njoftimi i Policisë së Kosovës:

Rr. Myrvete Maksutaj, Pejë 15.10.2020-17:00. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se motra e sajë femër kosovare me datë 15.10.2020 rreth orës 17:00 ka dalur nga shtëpia dhe se nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Me vendim të prokurorit është inicuar rasti dhe vazhdon të hetohet./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara