Një person i moshës rreth 62-vjeçare nga Leposaviqi është raportuar i zhdukur të premten mbrëma.
Sipas njoftimit të policisë, i njëjti dyshohet se ka rënë në lumin Ibër, andaj për gjetjen e tij është angazhuar Policia e Kosovës dhe ekipet e kërkim-shpëtimit.
Lajmin për Abresh.info e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Një personi i moshës rreth 62-vjeçare nga Leposaviqi është raportuar i zhdukur mbrëmë. Menjëherë kemi nisur të bëjmë verifikime dhe kemi parë se kontakti i tij i fundit ka qenë afër lumit Ibër. Policia dhe ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nisur kërkimet”, ka njoftuar Elshani./Arbresh.info
Ky është 39-vjeçari që vdiq dje në Llaushë të Skenderajt, so...
Mustafa thirrje partive: Merruni vesh për presidentin, shma...
Digjet kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”
Shoferi i dehur përplas me veturë dyvjeçarin në Ksamil, dërg...
Max Dowman i Arsenalit thyen rekordin e madh në Ligën e Kamp...
Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë