Policia e Prizrenit njofton se më datën 13 prill, Rahmi Ymeri nga Prizreni ka informuar Policinë se djali i tij Fluriani i lindur më 1986 është larguar nga shtëpia dhe deri më sot nuk është kthyer.
Ankuesi e ka informuar policinë se Fluriani ka shkuar në drejtim të bjeshkës mbi Kalanë e Prizrenit. Pas raportimit të rastit njësite të policisë së Prizrenit kanë qenë të angazhuara në kontrollimin e terrenit në disa pika strategjike dhe fshatra.
Sipas policisë janë ftuar në ndihmë edhe KFOR-i dhe FSK-ja , të cilët i janë paraqitur kërkimit. Vlen të theksohet se KFOR-i ka angazhuar edhe mjete fluturuese për vëzhgimin e terrenit nga ajri ndërsa FSK ka angazhuar forca për kërkim shpëtim.
Policia fton qytetarët të cilët mund të kenë njohuri për vendndodhjen e Flurianit apo nëse rastësisht e takojnë të njëjtin ta informojnë Policinë e Kosovës.
Bashkë me komunikatën policia ka dërguar edhe një fotografi të personit që është humbur tash e katër ditë./Arbesh.info/
Alba e vendosur për Limin: Vetëm ky baba këtu m’zen mua
26 vjetori i UÇPMB-së, Haradinaj: Pathyeshmëri dhe përkushti...
ZKA-ja auditon procesin e furnizimit me barna
Lladrovci në Izrael pritet nga Haim Bibas, gatishmëri për të...
Stuhia në SHBA, 18 viktima/ Borë e ngrica, anulohen mijëra f...
Labinot Ibrahimi largohet nga Trepça, prezantohet tek Vjosa