Një djalë 20 vjeçar është zhdukur dhe familja e tij nuk ka dijeni për vendndodhjen e të riut. Rastin e kanë lajmëruar edhe në polici.
“20 vjeçari Gentian Dermaku qe nga dje nuk eshte lajmeruar ne shtepi. Familjaret e kane lajmeruar rastin ne Polici, dhe kjo e fundit po bene kërkime për ta gjetur”, shkruan Kamenicapress, transmeton Gazeta Express.
Krahas fotografisë së të riut, aty luten që të kushdo nga qytetarët që ka informacion për vendndodhjen e tij të lajmërohen në polici.
Ndryshe, raste të personave të zhdukur po ka pothuajse çdo ditë në Kosovë.
Madje një i tillë ka ndodhur dje në Prizren. Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se babai i vajzës nga Prizreni ka raportuar se vajza i ka dalur nga shtëpia dhe është në kërkim të saj.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...