Zhduken tre persona në dy komuna të Kosovës, nisin hetimet

09:43 | 13 Nëntor 2025
E.G

Dy raste të zhdukjeve janë raportuar nga policia në raportin 24 orësh.

Rasti i parë është raportuar në Obiliq më 11 nëntor ku është zhdukur një burrë.

“Obiliq 11.11.2025-17:20. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij”, thuhet në raportin e policisë.

Policia njofton se në konsultim me prokurorin kujdestar është iniciuar rasti, për të cilin kane filluar të zhvillohen hetime.

Ndërkaq, pasditen e së martës dy persona të tjerë janë raportuar të zhdukur në Kamenicë.

“Kamenicë 11.11.2025-13:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy viktimat femra kosovare janë larguar nga shtëpia dhe nuk di asgjë për vendndodhjen e tyre”, bën të ditur policia.

Bëhet e ditur se edhe ky rast ka shkuar në procedurë hetimore