Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar për dy raste të personave të zhdukur.
Sipas policisë, një baba nga Lupqi i Poshtëm i Podujevës ka njoftuar policinë se djali i tij 16-vjeçar ka dal nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij, shkruan Arbresh.info
“Lupq i Poshtëm, Podujevë / 05.04.2025 – 09:00. Ankuesi m/k ka njoftuar policinë se djali i tij 16 vjeçar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Ndërsa në rastin e dytë, një baba në Fushë Kosovë ka njoftuar policinë për zhdukjen e vajzës së tij 14-vjeçare.
“Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë / 05.04.2025 – 23:00. Ankuesi m/k, ka njoftuar policinë se vajza e tij 14 vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...