Zhduken dy femra në Prishtinë

10:00 | 5 Maj 2023
Emir Abduramani

Dy femra janë raportuar dje në mëngjes si të zhdukura në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë, njëra është zhdukur të mërkurën, teksa tjetra mëngjesin e së enjtes.

Që të dyja janë raportuar se kanë dalë nga shtëpia dhe nuk janë kthyer më.

“Prishtinë 04.05.2023 – 09:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime.

Prishtinë 03.05.2023 – 09:30. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se viktima mashkull kosovar ka dalur nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime”, thuhet në raportin policor./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale