Deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se në debatin e kohëve të fundit rreth Gjykatës Speciale është me rëndësi që të dihen pozicionet e partive politike.
Në “Interaktiv” të KTV-së se si duket pozicioni i PDK-së është heqja nga dora e vet e problemit dhe dërgimi i tij në Qeveri.
“Kërkesa e 43 deputetëve ka qenë specifike, ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme për datën 22 dhjetor, për orën 8 në mbrëmje. Sot jemi me 22 janar, pra një muaj pas. Kërkesa ka qenë dashur të hiqet fare nga rendi i ditës”, ka thënë Gashi, përcjell Koha.net.
Rruga që ka marrë, sipas Gashit, e rikthen në Kuvend këtë çështje.
“Në bazë të procedurave tash Qeveria e Kosovës ka 30 ditë kohë që të kthej përgjigje. Por kthen apo jo përgjigje Qeveria, kjo çështje renditet në agjendën e seancës së Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Gashi.
Duke folur për peticionin e Shoqatave të dala nga lufta, Gashi ka thënë se ajo është kërkesë vetëm për debat, dhe se do të ndjekë një rrugë tjetër atë të shqyrtimit në Komisionin për Peticione./Koha.net/

Arrestohen dy persona në Mitrovicë për posedim dhe shitje të...
Shembja e rrugës në Prishtinë, Pacolli: Pasojë e neglizhimit...
Netanyahu do të zgjerojë pushtimin izraelit në Libanin jugor
Rama publikon pamje: Mbi 1 mijë vizitor në Muzeun e Krujës v...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit ...
Rama për shembjen e rrugës: Kemi pezulluar nga puna inspekto...