Gjakova ka shënuar rastin e parë me Covid-19.
Këto orë të mbrëmjes IKSHP ka kryer 108 testime, ku dy prej tyre kanë rezultuar pozitive në virusin SARS-Covid, shkruan portali arbresh.info.
Rastet pozitive janë raste kontakti, një me vendbanim në Gjakovë dhe tjetri në Prishtinë.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 1.749 kontakte të rasteve.
Përndryshe Instituti ka bërë sërish thirrje për qëndrim në shtëpi dhe mbajtje të distancës për dy metra./arbresh.info/
Dosja ndaj Dushan Maksimoviq dhe pesë tjerëve për barrikadat...
Biblioteka Kombëtare me ekspozitë `KFOR and Kosova +25`
Qindra emigrantë shpëtohen në ujërat pranë Kretës
Numërohen 65% e votave: 10 më të votuarit nga VV, PDK, LDK d...
E shitën 50 milionë euro, Liverpooli po mendon për një rikth...
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit