Nuk dihet nëse dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit do të vazhdojë tash pasi në Serbi po afrohen zgjedhjet presidenciale dhe pas shpalljes së kandidaturës për President nga Aleksandar Vucic.
Zëdhënësja Maja Kocijancic ka thënë se Brukseli nuk ka caktuar një datë për vazhdimin e bisedimeve.
Bisedimet të cilat së fundmi u zhvilluan në nivel Presidentësh dhe Kryeministrash, kishin për qëllim uljen e tensioneve ndërmjet palëve.
Maja Kocijnacic, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të BE’ së për Punë të Jashtme bëri të ditur për Gazetën Express se ende nuk është caktuar ndonjë datë për raundin tjetër të dialogut.
“Në këto momente nuk kemi caktuar ndonjë datë për bisedime”, ka thënë Kocijanci.
Takimi i fundit u zhvillua më 2 shkurt. Të dyja delegacionet u larguan nga selia e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini pa ndonjë marrëveshje/
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...