Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka konfirmuar edhe rastin e tretë me koronavirus në Kosovës. Gjatë konferencës, është folur edhe për zgjedhjet në Podujevë.
Naser Ramadani nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka thënë se zgjedhjet do të mbahen meqenëse nuk ka rrezik në këtë komunë.
“Kanë mundur të ndërpriten në çdo moment qpo që se kishin ekzistuar ndonjë ndikator. Janë ndërmarr të gjitha masat. KQZ’së i janë dërguar udhëzuaesit si të mbrohen”, ka thënë Ramadani.
Ndryshe, Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, në mbledhjen e mbajtur sot ka thënë se nuk kanë marrë ndonjë rekomandim tjetër nga Institucionet e Shëndetësisë dhe si rezultat zgjedhjet do të mbahen nesër në Podujevë.
Ndërkohë është njoftuar se tashmë edhe fletëvotimet janë gati. Nga KQZ bëjnë thirrje për respektimin e rregullave dhe udhëzimeve të dhëna gjatë procesit të votimit të dielën.
Daka ka thënë se për çdo ndryshim tjetër do të jepen njoftime me kohë.
Berisha thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së 10 shk...
ZYRTARE: Atletico Madrid transferon Ademola Lookman
Aksident ajror në Rusi, vdesin tre persona
Gjesti rikthehet pas një kohe të gjatë edhe në rrjete social...
Dogana dhe Policia e Kosovës konfiskojnë rreth 2 kg kokainë ...
A mund të izolohet Lista Serbe nga Vetëvendosja?