Zgjedhjet në VV/Këta janë 13 kryetarët e degëve të zgjedhur dje

11:28 | 26 Shtator 2022
Emir Abduramani

Lëvizja Vetëvendosje ka mbyllur dje fazën e parë të zgjedhjeve të brendshme, ku kryetar u rizgjedh Albin Kurti edhe për një mandat tjetër katër vjeçar.

Kurti mori 98,60 për qind të votave, e kundër tij votuan 0,89 për qind, ndërsa 0,51 për qind abstenuan.

Gjatë javëve të vijim procesi zgjedhor në LVV do të vazhdojë me zgjedhjen e kryesive të qendrave, e do të përfundojë në fund të muajit Tetor me zgjedhjen e kryesisë së LVV në mbledhjen konstituive të Këshillit të Përgjithshëm.

Behar Jashari është zgjedhur kryetar i organizatës Rinia për Vetëvendosje.

Ndërsa, kryetare e organizatës Gratë për Vetëvendosje u zgjodh Albulena Haxhiu, me 94.55 për qind të votave.

Më poshtë keni të zgjedhurit në krye të LVV-së nëpër komuna:

Dega LVV-së në Prizren

– Kryetar i Qendrës, Artan A. Abrashi

– Kryetare e Grave, Nora Fetoshi

– Kryetar i Rinisë, Ardit Xhaferi

Dega e LVV-së në Pejë

– Kryetar i Qendrës, Taulant Kelmendi

– Kryetare e Grave, Vlabona Gjakova Taraku

– Kryetar i Rinisë, Bleona Kelmendi

Dega e LVV-së në Ferizaj

– Kryetar i Qendrës, Fatbardha Reka

– Kryetare e Grave, Shqipe Jashari

– Kryetar i Rinisë, Diar Hamiti

Dega e LVV-së në Gjilan

– Kryetar i Qendrës, Alban Hyseni

– Kryetare e Grave, Arijeta Rexhepi

– Kryetar i Rinisë, Genc Halimi

Dega e LVV-së Gjakovë

– Kryetar i Qendrës, Agon Batusha

– Kryetare e Grave, Afërdita Kusari-Kumnova

– Kryetar i Rinisë, Vlera Kërleshi

Dega e LVV-së Lipjan

– Kryetar i Qendrës, Adnan Rrustemi

– Kryetare e Grave, Shahadije Bikliqi-Dragaqina

– Kryetar i Rinisë, Blerton Vehapi

Dega e LVV-së Deçan

– Kryetar i Qendrës, Faton Selmanaj

– Kryetare e Grave, Emirjeta Neziraj

– Kryetar i Rinisë, Kushtrim Maksutaj

Dega e LVV-së Vushtrri

– Kryetar i Qendrës, Sylejman Meholli

– Kryetare e Grave, Selvete Gërxhaliu

– Kryetar i Rinisë, Mursel Sadiku

Dega e LVV-së Viti

– Kryetar i Qendrës, Arsim Ademi

– Kryetare e Grave, Majlinda Shabani

– Kryetar i Rinisë, Arbnor Ademi

Dega e LVV-së Kaçanik

– Kryetar i Qendrës, Jeton Raka

– Kryetare e Grave, Nita Shehu

– Kryetar i Rinisë, Faton Zharki

Dega e LVV-së Podujevë

– Kryetar i Qendrës, Shpejtim Bulliqi

– Kryetare e Grave, Adelina Stublla

– Kryetar i Rinisë, Ardian Dervisholli

Dega e LVV-së Skënderaj

– Kryetar i Qendrës, Hysni Mehani

– Kryetare e Grave, Kaltrina Gruda

– Kryetar i Rinisë, Floriana Halili

Dega e LVV-së Drenas

– Kryetar i Qendrës, Egzona Tërdevci

– Kryetare e Grave, Filloreta Bujupi

– Kryetar i Rinisë, Shqiprim Kiqina

/arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale