Me qëllim të informimit për ecurinë e procesit të votimit në ditë e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, i cili mbahet sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka planifikuar mbajtjen e disa konferencave.
Sipas njoftimit për media, KQZ do të mbajë katër konferenca për media, ndërsa për konferencën e pesë ku tregohen rezultatet preliminare nuk është bërë i ditur orari, përcjell Abresh.info
Konferenca e parë do të mbahet në orën 08:00 dhe ka për qëllim të njoftojë qytetarët lidhur me hapjen e qendrave të votimit.
Konferenca e dytë do të mbahet në orën 11:30. Në këtë konferencë do të bëhet e ditur pjesëmarrja në votime deri në orën 11:00 si dhe ecuria e procesit zgjedhor.
Konferenca e tretë do të mbahet në orën 15:30 për të prezantuar të dhënat lidhur me daljen e qytetarëve në votime deri në orën 15:00 dhe ecurinë e procesit zgjedhor deri në atë kohë.
Konferenca e katërt do të mbahet në orën 19:30, ku do të bëhet e ditur përfundimi i procesit të votimit, pjesëmarrja në zgjedhje dhe fillimin e numërimit të fletëvotimeve.
“Për orën e saktë të mbajtjes së konferencës së pestë, për publikimin e rezultateve preliminare, KQZ-ja do të njoftojë me kohë”, thuhet në njoftimin e KQZ./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...