Kryetarja e partisë Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, ka mbajtur një konferencë për media ku njoftoi se partia që ajo drejton këtë fundjavë shënon 8-vjetorin e themelimit të saj.
Ajo bëri të ditur se në kuadër të shënimit të përvjetorit do të organizohen tryeza dhe diskutime rreth objektivave të partisë, si dhe theksoi se Alternativa do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në gjashtë komuna: Prishtinë, Gjakovë, Pejë, Prizren, Mitrovicë të Jugut dhe Mitrovicë të Veriut.
“Këtë fundjavë alternativa shënon 8 vite të themelimit të saj. Ne me krenari çmojnë këtë përvjetor që është dëshmi e angazhimit tonë politik. Alternativa ka marrë pjesë në dy palë zgjedhje lokale. Në ditët e hapura të Alternativës do të kemi tryeza dhe diskutime për objektivat e Alternativës. Sa i përket zgjedhjeve lokale ju informojmë që subjekti Alternativa do të garojë në 6 komuna, në Prishtinë, Gjakovë, Pejë, Mitrovicën e Jugut. Të enjten do ta hapim zyrën e Alternativës në Mitrovicë të Jugut. Qëndrojmë fuqishëm në vlerat e përbashkta për garantimin ligjor për të drejtat e individëve. Shtylla e parë e programit tonë është e ardhmja e gjelbër. Ajo qka për ne është e rëndësishme është dinamizimi i infrastrukturës”, tha ajo.
Në fund, Kusari-Lila u bëri thirrje deputetëve që të marrin pjesë në votim për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit , duke theksuar nevojën për të kapërcyer ngërçin politik./ Arbresh.info
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan