Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 95-të në këtë vit, të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniqi.
Në pjesën e parë të mbledhjes, KQZ, për pjesëmarrje në zgjedhje, mori vendime të veçanta për certifikimin e kandidatëve për deputetë të 23 subjekteve politike, prej të cilave 17 parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidati të pavarur, transmeton Arbresh.info.
Në njoftimin e KQZ-së thuhet se numri i përgjithshëm i kandidatëve, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 1,146 kandidatë.
Lista me 33 kandidatë për deputetë nga partia politike Lista Serbe nuk mori votat e nevojshme për certifikim.
Në këtë mbledhje, KQZ ceritifikoi vetëm 42 nga 43 kandidatët e subjektit politik KOALICIJA VAKAT nga radhët e komunitetit boshnjak, për shkak të situatës së padefinuar tërësisht dhe pretendimeve se një nga kandidatet nga kjo listë i përket etnisë shqiptare.
Ndaj këtyre vendimeve të KQZ-së për moscertifikim, mund të parashtrohet ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Lista e subjekteve politike dhe numri i kandidatëve të certifikuar në këtë mbledhje (10 dhjetor 2025) është:

AGK-ja e dënon gjuhën e papranueshme dhe të rrezikshme të Lu...
Suedia ia vazhdon kontratën Potterit deri në vitin 2030
FIFA ende nuk pa asnjë reagim pas deklaratave të ministrit t...
Aksion në Prishtinë për largimin reklamave pa leje nga hapës...
Mbi 1000 vdekje për një vit në Kosovë si shkak i ajrit të nd...
Begaj dekreton ambasadorët e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë n...