Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës zgjodhi Dimal Bashën kryetar të Kuvendit.
“Kosova, siç se kishim menduar asnjëherë. Një fitore e injorancës dhe një gabim i pafalshëm i mbështetësve të saj. Gjithsesi ky është niveli i tyre. Kështu e projektojnë Republikën. Me këto vlera kanë zgjedhur të nderojnë dhe votuesit e popullin e Kosovës. LDK aspiron më lartë. Kosova duhet të aspirojë lartë. Aksidentet politike e triumfet e injorancës historike do të kapërcejnë. Dritë një ditë do të ketë”, ka shkruar ai në Facebook.
LDK-ja votoi kundër për Bashën.
Megjithatë ai mori 73 vota pro, duke marrë votat e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa pati vota pro edhe nga PDK-ja e AAK-ja./Arbresh.info/
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin
Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese
FSK pritet të zbarkojë në Gaza, Maqedonci: Arritje strategji...
Rinis me tensione seanca në Shqipëri, Balliu përplaset fizik...
Rrustemi i VV-së konfirmon se seanca do të mbahet sot