Deputetët e Kuvendit të Kosovës përmes votimit të fshehtë kanë votuar për kryesuesin e bordit të ZRRE-së, zgjedhjen e një anëtari të bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, zgjedhjen e një anëtari nga radhët e komunitetit serb të RTK-së dhe për një anëtar të komuniteteve të tjera të Komisionit të Pavarur për Media.
Nga ky votim, për të cilin deputetët votuan radhazi, kanë shkuar në balotazh dy kandidatët që morën më së shumti vota për kryesues të Bordit të ZRRE-së, Bekim Jakupi me 35 vota dhe Petrit Pepaj me 22 vota, raporton KP.
Ndërsa për shkak të asaj se asnjëri nga kandidatët për anëtar të bordit të RTK-së dhe të KPM-së nuk arritën të marrin votat e nevojshme, duhet të përsëriten konkurset për pozitat përkatëse.
Pas përfundimit të numërimit të votave, Kuvendi ka shkuar në pauzë deri në orën 16:00.
Këto vende do të mbesin sot pa rrymë, shkak punimet në rrjet...
Imri Ahmeti ngushëllon për vdekjen e të miturit nga Lipjani:...
Rusia sulmon trenin ukrainas, Zelensky e dënon ashpër aktin ...
Ukraina dhe Rusia së bashku humbën pothuajse 1.8 milion usht...
Hasani: Politikanët në pushtet e kanë kompleks që s’ishin pj...
Nagavci shpreh ngushëllime për vdekjen e nxënësit Zejn Zejnu...