Vetëm një dita para se të nisen për në Uashington, kryeministri Avdullah Hoti i ka shkuar në zyre presidentit të vendit Hashim Thaçit.
Takimi është mbajtur me dyer të mbyllura, raporton portali arbresh.info.
Pas takimit i cili ka zgjatur pak minuta as Presidenti e as Kryeministri nuk janë deklaruar.
Kujtojmë se me 27 qershor kryeministri Hoti së bashku me presidentin Thaçi do të marrin pjesë në një takim në Shtëpinë e Bardhë në Uashington bashkë me Presidentin e Kryeministren e Serbisë.
Në këtë takim të dy palët do të ulen në takim për herë të parë pas dy vitesh që kur dialogu mes Kosovës e Serbisë është ndërprerë.
Para se Hoti të shkoj në Uashington ai se pari do të ndalet në Bruksel.
Temë e diskutimit në Uashington pritet të jetë ekonomia./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...