Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi priti sot në një takim homolgun e saj nga Shqipëria, Besart Kadia.
Në këtë takim, u diskutua për bashkërendimin e aktiviteteve diplomatike, me theks tekbashkëpunimi për Diplomacinë Ekonomike, Publike dhe atë të Diasporës, shkruan Arbresh.info.
“Zëvendësministrja Gashi e falënderoi homologun e saj shqiptar për vizitën, duke vlerësuar bashkëpunimin e dyanshëm në shumë fusha të interesit të përbashkët si dhe për nivelin e shkëlqyeshëm të marrëdhënieve që keto dy vende kanë ndërtuar ndër vite, duke potencuar ndër të tjerash rëndësinë e implementimit me sukses të 184 marrëveshjeve në mes dy vendeve.”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Pas përfundimit të takimit dypalësh, Zëvendësministrat znj. Gashi dhe z. Kadia, të shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, realizuan një bashkëbisedimin me bizneset e Kosovës dhe ato të Shqipërisë në ambientet e Odës Ekonomike të Kosovës./Arbresh.info/
Nesër mbahet ceremonia e hapjes së objektit të ri të Ministr...
66 inspektime për 48 orë – ndërtimtaria në fokus, 27 ndalime...
Haradinaj kujton daljen publike të UÇK-së dhe rolin e Drenoc...
Begaj: E dënoj me forcë sulmin e armatosur ndaj Presidentit ...
Pas kërcënimeve nga Izraeli, Kadiri i “Esref Ruya” takon Erd...
“Përsëritet historia”/ Sulmi me armë në darkën e...