Me ftesë të Qendrës Evropiane për Monitorim të narkotikëve dhe varësisë në narkotikë (EMCDDA), zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra i shoqëruar edhe nga zëvendësministri i Shëndetësisë, Granit Abduallahu kanë zhvilluar një vizitë në selinë qëndore të EMCDDA në Lisbonë të Portugalisë.
Gjatë kësaj vizite ata janë takuar me drejtorin gjeneral të EMCDDA, z. Alexis Goosdeel dhe përfaqësues të lartë të kësaj qendre monitoruese.
Në takim u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm, të arriturat dhe sfidat. Gjatë këtij takimi të dy palët u dakorduan që të fillojnë procesin e arritjes së një marrëveshje bilaterale, e cila do të hapte rrugë drejt rritjes së mbështetjes së EMCDDA për politikat antidrogë në Kosovë.
Fillon intervistimi i komisionerëve për manipulimet me vota ...
Dita Botërore Kundër Kancerit
14 emigrantë të vdekur në Greqi pas përplasjes mes dy anijev...
82 vjet nga Maskara e Tiranës
Osmani: Sa më shumë gra në tryezë, aq më shpejt vjen paqja
“Nata e tmerrit”/ Mitrovica përkujton 26-vjetorin e spastrim...