Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, priti sot në takim delegacionin e Komisionit për Integrime Evropiane nga Kroacia, të udhëhequr nga Kryetari i Komisionit, Domagoj Hajdukovic. Në takim mori pjesë edhe deputetja Ermina Lekaj Prljaskaj, njëherit Kyretare e Grupit Parlamentar të Miqësisë Kroaci-Shqipëri dhe Ambasadorja e Republikës së Kroacisë në Republikën e Kosovës, Danijela Barisic, thuhet në një komunikatë për media.
Zëvendësministri Ahmeti falenderoi delegacionin kroat për vizitën dhe e njoftoi me zhvillimet e fundit në Kosovë.
Në takim u diskutua edhe për marrëdhëniet e shkëlqyera mes të dyja vendeve. Vëmendje e vecantë iu kushtua procesit të integrimeve euro-atlantike të Kosovës. Ahmeti njoftoi delegacionin kroat për shprehjen e interesit të Republikës së Kosovës për anëtarësim të plotë në Këshillin e Evropës dhe për synimet e këtij viti për aplikim në BE dhe lidhjen e marrëveshjes për Parneritet për Paqe me NATO-në, si hap drejt anëtarësimit të plotë në këtë Aleancë.
Duke qenë se Hajdukovic është nënkryetar i Grupit të Socialdemokratëve dhe të Gjelbërve në kuadër të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të dy diskutuan më në detaje procedurat dhe format e koordinimit për një proces të shpejtë dhe të suksesshëm të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në këtë organizatë të rëndësishme për qytetarët e vendit.
Vullneti i Komisioneve Parlamentare për Integrime Evropiane të të dyja vendeve për të nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi mes vete, është shenjë e raporteve intensive dhe gjithnjë në zhvillim mes vendeve tona Ahmeti shprehi gatishmërinë e MPJD-së për të ndihmuar në këtë proces.
Të dyja delegacionet u pajtuan që të mbesim në komunikim të afërt për zbatimin e ideve të shtruara në takimet e ndryshme që delegacioni kroat ka pasur në Republikën e Kosovës./arbresh.info/

Adri dhe Iliriana urojnë Bajramin me një video simpatike
U arrestua dy ditë më parë, vdes në burg 41-vjeçari
Ambasada amerikane shpërndan mesazhin e Trumpit për Fitër Ba...
Lladrovci uron Bajramin: Paqe, shëndet, harmoni dhe begati n...
Tërnava: Kush i bën keq vendit do të japë përgjegjësi para Z...
Tri ekstradime dhe një transferim i të dënuarve drejt Kosovë...